E tmerrshme: 62-vjeçari ngacmon seksualisht një vajzë në autobusin nga Mitrovica

Ngacmimet dhe sulmet seksuale ndaj vajzave dhe grave janë bërë një fenomen mjaft shqetësues në vendin tonë që po alarmon të gjithë.

Siguria e vajzave po cenohet edhe në hapësira publike, shkolla, mjete të transportit e në rrugë. Të dyshuarit për këto raste jo rrallëherë dalin të jenë edhe persona në moshë të shtyrë, siç ka ndodhur me një rast para mbrëmjen e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 62-vjeçar po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare, teksa po udhëtonin në të njëjtin autobus. Ai është arrestuar pas denoncimit të rastit dhe tashmë ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit polivor.

Sinjali ka mësuar detaje se si 53-vjeçari tentoi ta keqtrajtojë seksualisht vajzën derisa ndodheshin në autobusin e kompanisë “Shkëndija” që ishin nisur nga Mitrovica në drejtim të Prishtinës

Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, tëksa autobusi kishte arritur në fshatin Mazgit, kur edhe ndodhi rasti që e trishtoi viktimën.

Kjo situatë i ka krijuar asaj pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e   Policisë, duke e denoncuar rastin, se si ishte ngacmuar seksualisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe brenda kësaj periudhe pritet të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit

Lexo edhe:  Rrahje brutale mes disa vajzave të mitura në Gjakovë