E tmerrshme: 20-vjeçari mitrovicas arrin në Emergjencë me hipertension, ankohet për neglizhencë në Spitalin e Mitrovicës në Bair

Një djalë i moshës 20-vjeçare ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me cilësinë e kujdesit mjekësor në spitalin “Sami Haxhibeqiri” në Bair të Mitrovicës.
Djali dhe dëshmitarët pretendojnë se, edhe pse tensioni i tij i gjakut arriti në nivelin e rrezikshëm të 200, ai u la pa ndihmë për një orë të tërë pa praninë e një mjeku, shkruan Jepi zë.

Ai u dërgua me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit, ndërsa pas gati një ore kur u kontrollua, mjeku iu drejtua me fjalët “pse ke ardhë në emergjencë, s’koke për këtu”.
Ngjarja, e cila ndodhi sot, ka shkaktuar zemërim tek familjarët e 20 vjeçarit, i cili ndau me “Jepi zë” përvojën e tij të tmerrshme.

Ndërkaq, qytetarët jashtëzakonisht shpesh kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me shërbimet mjekësore në qendrat për mjekim në Mitrovicë, duke u zhgënjyer për aftësitë dhe përgatitjen e stafit.

Lexo edhe:  “Të vras”, “E han plumbin” | Çifti në Vushtrri e kërcënojnë njëri – tjetrin pasi burri tha se do ta marrë edhe një grua