E theri një person me thikë pas përplasjes në komunikacion, dorëzohet në polici i dyshuari – mësohet emri dhe mosha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion, është therur me thikë një person.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht është duke u intervistuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Prizrenasi futet në sherr, kapet me zyrtarët policorë për shkak të parkimit ilegal