E shiti Ferrarin pasi humbi zgjedhjet, Xhemajl Hasani “i lakmon” hoxhës për Mercedes

Ish-kandidati i Nisma Social Demokrate Xhemajl Hasani në një intervistë për lajmi.net ka folur për ‘’dhuratën’’ që kohë më parë e morri hoxha nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Ai thotë se ju ka bërë qejfin kur e ka parë lajmin.

‘’Mu ka bërë shumë qejfi kur e kam parë, ai ishte gëzuar shumë, këtë punë e benën pak të madhe, unë e kuptova sepse edhe unë kam qenë në të njëjtën pozitë’’ thotë Hasani për lajmi. net

Ai ka ftuar xhematin e tij që ti rikthejnë sytë nga ai dhe ti dhurojnë edhe ti ndonjë ‘’dhuratë’’.

‘’Edhe unë pse jo sikurse ai edhe një helikopter ma ofron dikush nuk e refuzojë, ftojë xhematin e tij ti rikthejnë sytë pak nga unë’’.

Ai më tutje ka thënë se ferrarin të cilin e ka pasur që në kohën e zgjedhjeve nuk e posedon më për shkak se të njëjtin e ka shitur pasi i ka humbur zgjedhjet.

Xhemajl Hasani thotë se ai është njeri shumë real ndërsa për kandidatët tjerë për kryetar komune ka hedhur akuza duke i quajtur  gënjeshtar e mashtrues.

Lexo edhe:  Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës i dhuroi 5 banesa për familje në nevojë