E rrezikshme: Tejkaloi dyfish shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 13:30, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 24-vjeçare, D.B., i cili ka tejkaluar shpejtësinë.

Në zonën e kufizimit 50 km/h, ai ka vozitur me shpejtësi 107 km/h.

Shoferi është dënuar me 500 euro dhe një vit heqje e patent shoferit.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 në rrugën lokole ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin D.B (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 107 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

  • Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Lexo edhe:  KMDLNJ: Nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike