Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë dhe 30 minuta në Merdarë

Deri në dy orë po u duhet mërgimtarëve që të presin në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona atje është deri në 600 metra për të hyrë.

Bashkëatdhetarët gjithashtu po presin deri në 20-30 minuta edhe në Muçibabë, me një kolonë prej 50 metrash.

E një kolonë prej 200 metrave është edhe në Merdarë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 30 minuta.

Sa i përket pikave tjera kufitare, të gjitha kanë një pritje prej 5 deri në 10 minuta.

 

Lexo edhe:  Mjekët e QKUK-së bëjnë mrekullinë: Foshnja e lindur në javën e 26-të lirohet nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore