E rrahën një 40-vjeçar në Shtërpcë, arrestohen dy persona

Policia e stacionit në Shtëprcë ka arrestuar dy persona, pasi pranuan një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor, raporton GazetaBlic.

Të arrestuarit janë G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët dyshohet si i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtëprcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”

Lexo edhe:  U tha se do t’u ndalet paga grevistëve - Ky lajm sqaron gjithçka!