Diaspora i thonë “lamtumirë” pushimeve: Mbi 40 mijë qytetarë dalin nga Kosova 24 orët e fundit

Bashkatdhetarët pas përfundimit të festave të fund vitit janë kthyer në vendet ku punojnë e veprojnë.

Si shkak i kthimit të tyre në dajet të kufijëve të Kosovës sidomos me Serbinë për disa ditë ishin shënuar pritje edhe deri në 8 orë e kolona mbi 3 kilometra.

E fluksi në pikat kufitare sot është normalizuar dhe sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar s’ka pritje e kolona.

Gazeta Sinjali, mëson nga Policia e Kosovës se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e dalë nga vendi mbi 64 mijë persona.

Nga pikë kalimet kufitare të vendit tonë kanë dalë mbi 41 mijë e 400 persona me mbi 11 e 700 vetura e 159 autobusë, njofton Policia.

Derisa në pikë kalimet kuftare kanë hyrë mbi 22 mijë e 600.

Gjatë muajit dhjetor qindra mijra mërgimtarë kishin ardhur në Kosovë me mbi 54 mijë automjete e qindra mijëra të tjerë kanë ardhur me autobusë e aeroplanë, njoftojnë për Gazetën Sinjali nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë 24 orëve në Kosovë kanë hyrë e dalë rreth 64 mijë e 75 qytetarë.

“Këto janë statistikat e hyrje–daljeve gjatë 24 orëshit të fundit në regjionet kufitare lindje, perëndim dhe veri të cilat kemi arritur të ju sigurojmë”, thonë nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 20 mijë e 600 vetura, mbi 360 kamionë, mbi 330 autobusë dhe në këmbë kanë hyrë e dalë mbi 6 mijë e 300 persona.

Lexo edhe:  Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohen xhamat e një banese dhe një veture