E rëndë: Vritet biznesmeni në Shëngjin në pikë të ditës

Ardjan Nikulaj, një biznesmen dhe politikan lokal u ekzekutua në Shëngjin. 50-vjeçari kandidat për anëtar I Këshillit bashkiak të Lezhës në Zgjedhjet e 14 majit, sipas burimeve u vra nga një person i maskuar në ambientet e një lokali.

Ardjan Nikulaj, personi që shihni në këtë foto një biznesmen dhe politikan lokal në Lezhë u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në zonën e Shëngjinit.

Krimi u shënua rreth orës 13 30 minuta. Atentatorët sipas burimeve ishin dy persona.

Ata erdhën me një motor dhe qëlluan me breshëri ndaj 50- vjeçarit që po qëndronte i vetëm në lokal duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, autorët u larguan sërish me shpejtësi dhe humbën gjurmët.  Kërkimet dhe postblloqet e policisë së Lezhës nuk dhanë rezultate të menjëhershme. Motivet e krimit po ashtu mbeten të paqarta.

50-vjeçari Ardjan Nikulaj, rezulton pronar i disa bizneseve kryesisht në zonën e Shëngjinit dhe në zgjedhjet e vitit 2021 ishte kandidat për deputet.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë.

Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim, ndërsa ishte baba i 2 fëmijëve.

Në zgjedhjet e 14 Majit, Ardjan Nikulaj ishte kandidat për këshilltar në Këshillin bashkiak të Lezhës.

Lexo edhe:  Aksident në Pejë, të përfshira dy vetura dhe një autobus – ka të lënduar