E rëndë: Vritet 18 vjeçari Arbenit Mujaj, vëllai i tij në gjendje të rëndë
Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që humbi jetën pas një përleshje mes disa personave.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Bujanocit në mbrëmjen e ditës së Hënë.
Gjithashtu raportohet se vëllau i tij është duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit të Nishit dhe gjendja e tij është e rëndë.
Kryeprokurorja publike, Danijela Trajkoviq tha se ka ndodhur një konfrontim fizik midis disa personave, në të cilin A.M. (2006) ka pësuar lëndime të rënda kërcënuese për jetën nga plagë me thikë në gjoks dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu jozyrtarisht mësohet se i riu u mbyt nga një i mitur nga fshati Tërrnoc i komunës së Bujanocit.