E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Pejë dhe ikën
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku këmbësor 41-vjeçar SH.G është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën “Bill Clinton”.
Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, vetura e cila ka shkaktuar këtë aksident tragjik është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e PK-së
Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit