E rëndë: Vdes një person në Istog, u lëndua rëndë në kokë gjatë manovrimit me paragllajd

Foto ilustruese

Një rast i rëndë ka ndodh para pak kohësh në fshatin Sine të Istogut.

Siç merret vesh, një person është lënduar rëndë pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.

I njëjti ka vdekur pak kohë më pas si pasojë e plagëve të rënda.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ejup Govori nga Klinika Emergjente në Qendër Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndërruar jetë para pak minutash – kishte lëndime të rënda në kokë. Përkundër ndërhyrjes së mjekëve – ka qenë e pamundur”, tha Govori.

Klan Kosova ka publikuar disa pamje nga vendi ku ndodhi rasti.

Lexo edhe:  Aktivisti i PSD futet mes deputetëve të VV-së teksa pinë kafe: A s’iu vjen marre për Zajednicën