Gjakovë: Shtetasit të huaj ia thyejnë xhamin e veturës që e mori me qira dhe ia vjedhin paratë e dokumentet

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës, për çka Policia tashmë ka nisur hetimet.

Sinjali ka mësuar se pronari i një veture, shtetas i huaj e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat ia kanë thyer xhamin e veturës që e kishte marrë me qira dhe ia kanë vjedhur një çantë me para, pasaportë e dokumente tjera personale.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, i cili para hetuesve policorë ka rrëfyer se si e gjeti xhamin e thyer kur u kthye për ta marrë veturën.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Antidroga zbarkon në shtëpinë e familjes Blakaj në Pejë: Arrestohen vëlla e motër, sekuestrohet drogë e armë