E rëndë: Të dy prindërit e braktisin fëmijën në Fushë Kosovë, arrestohen nga Policia
Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një fëmijë është braktisur nga prindërit.
Policia ka bërë të ditur se një burrë e një grua janë arrestuar në Fushë Kosovë për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ende nuk dihet se çfarë masa janë marrë për fëmijën e braktisur.