E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë.
Një person ka vdekur dhe katër u lënduan në aksidentin mes një kamionit dhe disa veturave që ishin të parkuara.
Llapi Info merr vesh se shoferi që vdiq sonte në Podujevë është i nacionalitetit boshnjak.
Sipas dyshimeve të para, viktima kishte pësuar sulm kardiak dhe si pasojë goditi rreth 20 vetura që gjendeshin të parkuara rreth rrugës “Skenderbeu”.
Policia ka konfirmuar se viktimës është duke iu bërë obduksioni në Institutit e Forenzikës në Prishtinë.
Nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.