E rëndë, Policia jep detaje: 24 vjeçari kosovar dyshohet se u qëllua me kallash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, ku një 24-vjeçar po dyshohet se ka bërë vetëvrásje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

Në një përgjigje për Sinjalin thuhet se i riu dyshohet se ka kryer vetëvrásje me kallashnikov, armë kjo që është gjetur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvràsje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – kanë thënë nga Policia.

Lexo edhe:  Mot përvëlues, kjo është temperatura rekord që do të arrijë sot