E rëndë: Nxënësja e gjimnazit në Rahovec tenton t’i japë fund jetës së saj, kërcen nga një objekt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur e cila është nxënëse e gjimnazit “Xhelal Hajda-Toni”, dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec kanë bërë me dije se mitura nga fshati Opterush është dërguar atje me lëndime trupore, pasi dyshohet se kishte rënë nga lartësia e një objekti.

Pas ofrimit të ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo është transferuar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor. Burimet thonë se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kun ë pamundësi për të intervistuar viktimën për shkak të gjendjes së saj, kanë kontaktuar me familjarët dhe stafin shëndetësor.

Sinjali mëson se me qëllim që të kryejë vetëvrasje, e mitura ka kërcyer nga lartësia e një objekti i cili është në ndërtim e sipër në afërsi të parkut të qytetit në Rahovec.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Lexo edhe:  Lëndohet një punëtor në Ferizaj, e zënë skelet e një objekti banesor