Atdheu: Më vjen keq për atë personin jashtë që ka shpenzuar para t’i blejë Xhulit trëndafila

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Atdheu e ka kuptuar se Xhuli ka qenë duke u njohur me një person para se të hynte në këtë format televiziv.

Lajmin, Atdheu nuk e ka pritur edhe mirë, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij për personin jashtë për siç tha ai “shpenzimet e trëndafilave”.

“Më vjen keq që nuk ka folur me mua. Më vjen keq edhe për personin jashtë në fjalë, që është shpenzuar për trëndafila. Është pak si pabesi sepse është dashur të më tregojë”, ka thënë Atdheu pos tjerash.

Lexo edhe:  Po voziste 112 km/h në zonën 40, dënohet me 500€ dhe i hiqet për një vit patentë shoferi 19 vjeçarit