E rëndë: Një person rreth 26 vjet ka rënë nga një objekt në kryeqytet, Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë posa në kryeqytet, ku një person rreth moshës 26 vjeç ka rënë nga një objekt shumëkatësh.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga burimet e “Jepi Zë”, viktima është një vajzë e re, e cila dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese që ndodhet në rrugën “Viktor Mayer”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca.

Aktualisht nuk ka informacion zyrtar për rastin.Policia po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Lexo edhe:  "9 fëmijë i kam, me u pasë kujdes për mu, nuk kisha shku tan natën me rujt, e ditën prapë me punu" - I moshuari emocionon me përgjigjen se kur pyet sa kujdesen prindërit për fëmijët