E rëndë: Një person gjendet i vdekur në Bogë të Pejës

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bogë të Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, thuhet se personi i vdekur u gjet në vendin e quajtur Shkrel në Bjeshkët e Rugovës.

Sinjali tutje merr vesh se personi u gjet në vendin e quajtur “Gropa e Madhe” dhe se dyshimet e para janë se trupi i viktimës është i dëmtuar në shumë pjesë dhe mund të jetë si pasojë e ngrënies nga ndonjë kafshë e egër.

Lexo edhe:  Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman