E rëndë në Prishtinë: Nëna e rrah vajzën 7-vjeçare në pikë të natës

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Prishtinë, ku një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj 7-vjeçare.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht të bijën, e cila bashkë me babanë e saj e denoncuan rastin në Polici.

Si rezultat i raportimit, nëna e dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa vajza ka marrë trajtim mjekësor.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për inicimin e rastit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Lexo edhe:  Mërgimtari kthehet në fshatin e tij për të kujtuar dëshmorët, emocionon të gjithë me fjalimin