E rëndë: Ndërron jetë këmbësorja që u godit në aksidentin në Rogovë të Hasit

Sot u raportua për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar.

Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i  Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.

Elezaj shtoi se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  59-vjeçari në Obiliq denoncon në Polici ish-partneren e tij nga Shqipëria: ‘Erdhi prej Tiranës, deshi t’mi kallë edhe teshat’