E rëndë: Ndahet nga jeta Sabri Shala – ishte i shtrirë në QKUK pas tentim-vetëvrasjes

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte i hospitalizuar që nga data 15 korrik.

Burimet e Sinjalit mësojnë se bëhet fjalë për Sabri Shalën, i cili ishte i shtrirë në repartin e Ortopedisë në QKUK pas një tentim-vetëvrasjeje që kishte ndodhur më herët gjatë këtij muaji.

Sipas informacioneve, ai ka ndërruar jetë më 23 korrik 2025, rreth orës 17:00, në njësinë e reanimacionit.

Rrethanat që çuan deri te gjendja e tij shëndetësore mbeten të rënda dhe me pasoja fatale, ndërsa institucionet përkatëse janë duke ndjekur procedurat përkatëse.

Lexo edhe:  Drenusha mes lotësh rrëfen problemet familjare, plas në vaj për fëmijët e saj