“Ecë në shpi, ropt t’i ****”, s’merren vesh të rinjtë në Prishtinë, vajza e djem fjalosen e bërtasin midis rruge (video)

Një mosmarrëveshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një lokali në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se disa të rinj fillojnë të fjalosen e shtyhen mes vete.

Madje të njëjtit nuk kursyen as tonin e lartë të zërit gjatë orëve të mbrëmjes

Nuk dihet arsyeja që çoi në këtë mosmarrëveshje, derisa të shqetësuar shprehen banorët që jetojnë afër.

Siç njofton një banor, thuajse çdo natë ka këso raste në atë vend.

Lexo edhe:  Identifikohen shtatë të miturit që bënin kërdi me vjedhje në Podujevë, shoqërohet në Polici blerësi i gjësendeve të vjedhura