Pesë të lënduar në aksidentin te rrethi i Çagllavicës, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë -Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura, ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Lexo edhe:  Vdes mjeku i njohur nga Ferizaji