E rëndë: Mbytet një fëmijë kosovar në pishinë, e konfirmon Policia

Një fëmijë është mbytur gjatë mbrëmjes së sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, u deklarua Gashi.

Lexo edhe:  Pamje të rënda: Po përgatitej për t’i përshëndetur fëmijët - Babagjyshi bie nga kati i 24 dhe vdes