Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri.

Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.

Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi

Lexo edhe:  Këto janë vendet më të lira dhe ato më të shtrenjta këtë verë në Shqipëri