E rëndë: 25 vjeçari kosovar humb jetën në aksident trafiku

Në një aksident trafiku ka humbur jetën një i ri në moshën 25-vjeçare, Sofjan Nysret Podvorica.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të ndjerit.

Sofjan Podvorica është përshkruar nga familja si një djalë i dashur, me shpirt të bardhë dhe i njohur për buzëqeshjen dhe mirësinë e tij.

Sipas tyre, humbja e tij është e rëndë dhe e pazëvendësueshme.

Detaje të tjera rreth aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

Lexo edhe:  Boksieri Besar Nimani do të varroset të enjten në Gjermani