E rëndë: 23-vjeçarja nga Prishtina dërgohet me urgjencë në spital, tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar sasi të barnave

Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës së tyre për arsye të ndryshme personale nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se një 23-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital nga familjaret e saj.

Nëna e viktimës ka thënë se ajo ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar mbidozë të barnave.

Dyshohet se marrja e një vendimi të tillë të 23-vjeçares ka të bëjë me gjendjen e saj emocionale sepse ka disa javë që nuk ndihet mirë.

Burimet e Sinjali njoftojnë se nga vdekja e të dashurit të saj në Gjermani i cili ka kryer vetëvrasje 11 muaj më parë, viktima nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Lexo edhe:  MINT vendos “tavanin” e çmimit të derivateve për 24 orët e ardhshme