E pëson keq gjilanasi, vozit 54 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar

Gjatë ditës së sotme në Gjilan, njësitë e trafikut rrugor, kanë hasur në një kundërvajtës, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Sipas njoftimit të policisë, vozitësi në zonën ku shpejtësia e lejuar maksimale është 40 km/h, kishte vozitur 94 km/h, shkruan lajmi.net.

Atij i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pike negative dhe i është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj.

Lexo edhe:  Haradinaj për Kurtin: Kimia e tij si person është pak serbe