E MREKULLUESHME: Bad News Eagles mposhtin skuadrën serbe INation

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin serb iNation në garën “Eastern European Masters Spring 2023”. Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në hartën “Inferno”. Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, por në fund, ekipi kosovar ia doli të fitonte. Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe Voyvoda (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale. Voyvoda e mposhti më herët Eternal Firen, dhe bashkë me BNE-në, janë liderë në grup momentalisht. Pas pak minutash, ekipi bullgar do të luajë me BNE-në për vendin e parë. Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37-të.
Lexo edhe:  Gjokoviqi vazhdon provokimet me këngën nacionaliste: Flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni në Rumija