E mitura piu domesdos në një market, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një vajzë e mitur dyshohet se mbrëmë ka tentuar t’i japë fundit jetës së saj.

Burimet e Sinjalit brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se e mitura ishte dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos) në banjën e një marketi.

Stafi mjekësor i QKMF-së i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe e njëjta më pas është transferuar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Pas intervenimit të mjekësve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihen ende motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 15-vjeçaren të bëjë këtë veprim, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  UNMIK reagon pas marrëveshjes për CEFTA