E mashtroi për vizë pune duke i marrë 17 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve intensive, dje është identifikuar dhe arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka mashtruar për vizë pune një burrë tjetër.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 3 mars të vitit të kaluar në Prizren, ku i dyshuari kishte marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.

Tutje policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajte.

Lexo edhe:  E kuptoi se do të dërgohet 30 ditë në paraburgim, ikë nga stacioni i policisë në rastin e parë!