Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i freskët, por kryesisht i thatë, megjithatë në disa vise parashihen reshje të dobëta lokale shiu e në malet e larta reshje të dobëta bore.

Temperaturat pritet të luhaten nga 1 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë  Veriore , Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshje të dendura shiu priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut ku në viset malore të këtyre zonave priten reshje të dendura bore. Reshje krejtësisht të pakta priten në veri të Shqipërisë, Mal të Zi, veri të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovën Lindore. Reshje paksa më intensive priten edhe në pjesët qendrore të Shqipërisë.

Të shtunën kthjellim i motit, por pasdite me zhvillime lokale të vranësirave me ndonjë reshje lokale. Të dielen reshje të reja shiu në tërë rajonin, kurse reshje bore vetëm në malet më të larta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  VIDEO: Arusha ha 3 mijë euro mjaltë në Marec