E kërcënuan me armë dhe thikë – hajnat e rrahin dhe i vjedhin një personi telefonin dhe paratë
Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnate në Fushë Kosovë.
Një viktimë ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar veturën, tre persona të maskuar, duke e kërcënuar me armë dhe thikë e kanë sulmuar fizikisht.
Sipas viktimës, hajnat kanë i kanë grabitur një telefon dhe 250 euro, për t’u larguar në drejtim të panjohur.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti po hetohet.