“E kanë pru të lidhun” – Drejtori i KEK-ut dërgohet në QKUK pas bastisjes
Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është shoqëruar sot në polici pas bastisjes së kryer në banesën e tij.
Pas kësaj, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, nga ku më pas edhe është liruar, shkruan lajmi.net.
“E ka pru policia të lidhun. Edhe tani e kanë marrë”, konfirmuan nga Emergjenc e QKUK-së për lajmi.net.
Paralelisht me bastisjen në shtëpinë e Krasniqit, Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë bastisur edhe zyret qendrore të KEK-ut në Prishtinë.
Deri tash, ka konfirmim për aksionin, mirëpo nuk dihet për të arrestuar të tjerë.