E gjuajti me sëpatë një person dhe ia dëmtoi veturën, arrestohet nga Policia

Gjatë ditës së djeshme, një i dyshuar mashkull, pas një konflikti, ka dëmtuar veturën e një personit tjetër me sëpatë.
Ngjarja ka ndodhur në Obiliq, ku sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka gjuajtur viktimën me sëpatë, por si pasojë i kishte goditur veturën , shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në njoftimin e plotë thuhet:

KANOSJE /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 24.01.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Sofali të Prishtinës, vjedhin stoli në vlerë të rreth 20 mijë eurove