E ekzekutoi me 10 plumba në kokë në prani të gruas dhe vajzës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji ndaj Aziz Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka privuar nga jeta 48-vjeçarin, Beqir Morina, në lagjen Arbana në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se “më datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……. zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe bajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

Lexo edhe:  Aksident në magjistralen Skënderaj-Drenas

Gashi u arrestua më 4 shtator ku ishte fshehur në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës.

Po ashtu është sekuestruar edhe arma kallashnikov që dyshohet se u përdor në rast.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje i pandehuri, të dëmtarit dhe dëshmitarët eventual, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojë n dëshmitarë apo tek të dëmtuarit, me të cilët kanë jetuar në fqinjësi deri në ditën kritike. andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore, Gashi ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ka ndodhur, teksa ka pohuar se gjithçka ishte e momentit.

“Me vjen keq ajo çka ka ndodhur se nuk e kisha bo, po se ajo është gjatë momentit, por është problemi se ata më kanë sulmuar edhe mua edhe kerrin, nuk i kam sulmu unë. Që 10 vjet kam probleme me ta, ma shumë 5-6 vjet…unë jam sulmuar nga tre persona, ma poshtë ata jetojnë. Dashta me thanë se mvjen keq qajo që ka ndodh se nuk e kisha bo, për shembull m’u kanë në gjendje të qetë ose në gjendje të rregullt” ka thënë i dyshuari Gashi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.