E dhimbshme: Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

Një foshnje, e cila ishte nxjerrë e gjallë ditë më parë nga barku i nënës së vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, ka vdekur të enjten.

Foshnja Sabreen al-Sakani u nxor e gjallë përmes prerjes cezariane nga barku i një gruaje palestinez në një spital në Rafah, pak pas mesnatës të dielën.

Megjithatë, ajo vdiq të enjten dhe është varrosur pranë nënës së vet, emrin e të cilës e kishte trashëguar, raporton BBC.

Foshnja Sabreen ishte në mesin e 16 fëmijëve që u vranë nga dy sulme ajrore në Rafah javën e kaluar. Të gjithë u vranë nga bombardimi që cak e kishte një bllok banimi ku jetonin ata.

Lexo edhe:  Sveçla thotë se Ura e Ibrit do të hapet: S’është fare çështje e dialogut