E dhimbshme: Serbet më dhunuan më lidhen me zinxhirë si kafshë, më futen në bunar – aty pash do hije që më thanë se Zoti ka me të shpëtu!

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin i mbijetuari i masakrës së Saradranit, Naim Elshani nga fshati Saradran i komunës së Istogut dhe dhunuara e luftës, Hida nga Gjilani (emri saj është i njohur për redaksinë, por për arsye të etikës, identitetin e saj nuk e kemi zbuluar).

E dhunuara e luftës në këtë emision ka tronditur me rrëfimin e saj. Ajo tregon se si është dhunuar nga paramilitarët serbë në luftën e fundit në Kosovë. Pasi ishte dhunuar, atë e kishin lidhur me zinxhir dhe e kishin futur në bunar. Fatmirësisht, ajo kishte arritur të mbijetonte.

Rrëfimin e saj për këtë ngjarje tronditëse e gjeni në minutën e 36:00 të emisionit.

Lexo edhe:  Pas më shumë se një viti në arrati, bie në pranga i dyshuari për vrasjen e rëndë në Kaçanik