E dhimbshme: Qeni shpëtues i FSK në Turqi e lëndon këmbën por prapë vazhdon kërkimin e trupave
Pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë tash e disa ditë në Hatay të Turqisë.
Ata janë atje pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë, për t’iu vënë në ndihmë popullit turk pas tragjedisë nga e cila mbetën të vdekur mbi 20 mijë njerëz, shkruan Jepi zë.
Pjestarë të FSK-së kanë publikuar disa pamje gjatë kërkimit të trupave nën gërmadha, të cilat janë tejet të dhimbshme.
Është publikuar edhe momenti kur një qen shpëtues i FSK është lënduar në këmbë, gjë që nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë nuhatjen për gjetjen e trupave të tjerë./jepizë