E dhimbshme: Ky është i riu nga Shtimja që vdiq tragjikisht në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka ndërruar jetë.

Ai është i riu Aziz Qerkini nga komuna e Shtimes.

Komuna nga e cila vinte i riu pas rastit tragjik i ka shprehur ngushëllime familjes Qerkini.

“Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, familjes Qerkini i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të ndjerin Aziz Qerkini që humbi jetën sot në një aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me shqetësim, pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur sot, ku humbi jetën në moshë të re i ndjeri Aziz Qerkini”.

Për aksidentin ka folur edhe Policia.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete, një kamion dhe veturë, të cilat ishin në lëvizje, dhe si pasojë e kësaj një person nuk ka mundur t’i përballojë plagët, duke ndërruar jetë.

Lexo edhe:  Bie çmimi i naftës, MINT publikon çmimet e derivateve për sot