Aksident në Fushë Kosovë, dyshohet se vetura ka goditur një person (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një veturë ka goditur një person.

Dëshmitarët i kanë thënë Klan Kosovës se personi është dërguar në QKUK dhe se nuk ka lëndime të rënda.

Portali ka tentuar të kontaktojë me policinë në lidhje me këtë rast, por të njëjtin nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Lexo edhe:  Konspiracionet dhe akuzat ndaj Vjosa Osmanit për puç kundër Kurtit, Ilir Deda: A jeni normal?