E dhimbshme: Ky është i riu kosovar që humbi jetën tragjikisht

Një aksident i rëndë në trafik, doli të jetë fatal për 22-vjeçarin në fshatin Panorc i Malishevës. I riu nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si rrjedhojë ndërroi jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Dhurim Bajrami.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe si pasojë i ndjeri që po drejtonte automjetin ka humbur kontrollin mbi timon dhe automjeti ka dalë jashtë rrugës e më pas ka përfunduar në humnerë.

Ai është transportuar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Arrestohet i dënuari me burgim për aksidentin ku e goditi për vdekje të riun në Drenas, dërgohet në burg