E dhimbshme: Ky është 53 vjeçari që u gjet i vdekur në një kompleks banesor në Ferizaj – ishte mirëmbajtës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një punëtor i një kompanie dyshohet se ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj. Viktima vdiq pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Fadil Misini – rreth 53 vjeçar i cili u gjet ti vdekur në një kompleks banesor në Ferizaj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Kanun Veseli, ku tha se personi në fjalë sipas konstatimit të mjekëve ka vdekur nga një sulm në zemër dhe jo lëndimit në punë.

“Personi ka pësuar sulm kardiak, nuk ka pësuar ndonjë lëndim apo diçka të tillë – ka qenë vetëm nga shkaqet natyrore. Viktima ka qenë mirëmbajtës në kompleksin banesor në Ferizaj”, tha ai për Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga vendngjarja për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Punëtori dhe shefi rrahen mes vete në Gjakovë, përfundojnë të dy në pranga të Policisë