E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës

I riu shqiptari emigroi drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shqiptare në Itali, ku djali i tyre 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme.

19-vjeçari Aurel Doda është aksidentuar në vendin e punës mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Doda kishte shkuar pak muaj më parë si emigrant në Itali ku punonte në ndërtim.

Lexo edhe:  Një person gjendet pa shenja jete në objektin e Komunës së Prishtinës