Digjet një shtëpi në Mitrovicë, intervenojnë zjarrfikësit

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë.

Sipas pamjeve që janë dërguar në adresë të “Jepi zë” shihet se aty kanë intervenuar zjarrfikësit e qytetit.

Akoma nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin dhe nëse ka ndonjë të lënduar.

Lexo edhe:  “Hajdeni merreni motrën tuaj se e vras”/ Ferizajasi kërcënon bashkëshorten pasi mori një grua të dytë, e sulmon edhe motrën e tij që e kundërshtoi