E dhimbshme: Kjo është e reja Zuleja Mulaku me origjinë nga Kaçaniku që humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë

Familja Mulaku nga Ferizaj u trondit me rastin tragjik që iu ndodhi mbrëmë, kur dy vajzat e tyre ranë nga një ndërtesë dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën, e tjetra është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza që mbijetoi dyshohet se ra nga kati i katërt duke tentuar ta shpëtojë motrën e saj .

Fatkeqësisht fundi ishte i tmerrshëm, pasi vajza 15-vjeçare vdiq.

Trupi i saj është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet kanë nisur.

Lexo edhe:  3 persona përfundojnë në Emergjencë pas aksidentit në hyrje të Prishtinës