E dhimbshme: Kjo është 12 vjeçarja kosovare që vdiq në Pediatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte nën trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë.

Bëhet fjalë për 12-vjeçaren nga Mushtishti i Suharekës, Loresa Shala.

Në një njoftim mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të mbahet nesër në varrezat e fshatit.

Policia kishte nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë që nuk dihen detajet e vdekjes.

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në Prizren: Humb jetën në spital gruaja që u dërgua në gjendje të rëndë