49-vjeçari ia resh armës në Junik, Policia gjen 10 gëzhoja në vendngjarje

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë i trazuan edhe banorët e lagjes Pepsh në Junik dje, gjë që bëri që një njësi policore që po patrullonte në atë zonë të intervenojë menjëherë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se është arritur që të identifikohet personi i dyshuar, i cili ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet dhe ka dorëzuar armën të cilën e mbante në brez.

Zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes 10 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Gjuajtje me armë”.

 

Lexo edhe:  E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani